UJËVARA E HINKËS

UJËVARA E HINKËS

Destinacioni i guximtarëve të natyrës dhe të apasionuarve pas peizazheve përrallor

Ujëvara e Hinkës është një atraksion i rrallë natyror për Myzeqenë e Fierit. Ajo gjendet në rrëzë të kodrave të Peshtanit, rreth 7 km larg qendrës së qytetit të Fierit. Është rreth 20 m e lartë dhe ujërat që rrjedhin në shtratin e saj vijnë nga burimet përreth. Përmbajtja argjilore e terrenit rreth e qark, si dhe “këmbëngulja” e rrjedhës së ujit ka formuar një përrua gjarpërues, diku me pllaja të bardha shtufe, diku të veshur me shkurre. Rruga për të shkuar deri tek ujëvara e Hinkës shkon përmes një terreni të thyer kodrinor, por piktoresk. Është vend ideal për të apasionuarit pas udhëtimeve plot aventurë në natyrë.

Disa qindra metra larg burimit kryesor, uji zbret në një nivel tjetër për të vazhduar rrugën i qetë deri në Frakull të Madhe e më tej në lumin Vjosë.