SHTEGU TURISTIK VAJKAN - ARDENICĂ‹

Është një destinacion fantastik natyror për të apasionuarit e të udhëtuarit me kuaj, për shkak të terrenit disi të thyer, por edhe me bicikletë ose këmbë. Rruga shkon përgjatë kreshtave të kodrave të Vajkanit dhe Ardenicës, në një rrugë dheu të kuq, e shkelur rrallë nga njeriu, përvec vendasve. Që nga ajo lartësi mund të shohësh peizazhe natyrore mahnitëse duke filluar që nga fushat e Myzeqesë, bregdetin Adriatik deri në ishullin e Sazanit, por edhe të maleve të Beratit.

Gjatë gjithë udhëtimit të shoqëron kambanarja e Manastritit të Ardenicës, deri sa i përfundon afër. Në këtë vend, mahnitës është edhe pylli i dushkajës (zonë e mbrojtur natyrore) apo shtëllungat mbresëlënëse që krijojnë kurorat e pishave poshtë Manastirit.