SHTEGU TURISTIK RADOSTINË – APOLONI - SHTYLLAS

Është një nga udhëtimet e bukura në natyrën fierake. Shtegu kalon përmes rrugëve të fshatit Radostinë dhe më tej përmes kodrave të buta të Radostinës, në ato të Apolonisë dhe përfundon në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Ky shteg shquhet për peizazhet panoramike, natyrës së egër, pamjeve mahnitëse të Fierit dhe fshatrave përreth që nga lartësia e kodrave. Në këtë shteg mund të shijosh Apoloninë nga lërtësia e kodrave në një profil tjetër natyror. Po në udhëtimin në këtë shteg mund të vizitosh disa monumente kulture, ku kryesori është Apolonia dhe më tej, Tempulli Antik i shtyllasit, shtëpia e Ongarëve.

Udhëtimi në këtë shteg natyror të përcjellë përvoja unike të eksplorimit të natyrës ndërthur në mënyrën më përfekte me trashëgiminë kulturore.