SHTEGU TURISTIK GJORGOZ – GURËZEZË – LIQENI I KRESHPANIT

Është një shteg i pazbuluar dhe i eksploruar së fundmi nga Bashkia e Fierit, nëpërmjet DTPV. E konsiderojmë një nga shtigjet më mbresëlënese turistike më ndërthurje perfekte të peizazheve natyrore panoramike me trashëgiminë kulturore dhe atraksioneve turistike. Udhëtimi nis në fshatin Gjorgoz, përshkohet pylli i Gjorgozit, ngjitet në malin e Cakranit në lartësinë 508 m mbi nivelin e detit,  ku vizitohet siti arkeologjik i Gurëzezës. Pamjet në këtë lartësi janë befasuese ku mund të shikosh gjithë fushën e Myzeqesë, deti Adriatik, luginën  e Vjosës, fshtatra të Cakranit dhe shumë të Mallakastrës. SShtegu vazhdon në pjesën jugurore të malit të Cakranit, poshtë ku vizitohet liqeni i Kreshpanit dhe atraksion i bukur natyror, I rrethuar me peizazhe natyrore befasuese.