KISHA SHËN E PREMTE

Është një nga kishat më të vjetra që ndodhen në Bashkinë e Fierit. I përket fundit të shekullit të 13-të dhe fillimit të shekullit 14-të. Historia e saj lidhet me skelën mesjetare lumore të Myzeqesë, ose Spinarica, qyteti-port i Spinaricës që funksinoi si i tillë midis viteve 1205-1370, midis dy anëve të shtratit të sotëm të Vjosës. Në vitin 1979 shpallet monument kulture.

Kisha mesjetare e Shën  e Premtes është një faltore njënefëshe, për ndërtimin e së cilës  janë përdorur materiale të marra nga Apolonia antike, e cila ndodhet vetëm disa kilometra më tej, në verilindje të saj. Sot ajo vizitohet nga vendasit që besojnë në vetitë e saj mrekullibërëse dhe shërben edhe si vend pelegrinazhi për besimtarët ortodoksë.

Vendodhja: Darëzezë, 18 km larg qytetit të Fierit

Udhëtimi: taksi, autobus, furgonë

Orari i vizitave : çdo ditë

Hyrja falas dhe Kohëzgjatja e vizitës 1 orë